Sheena Iyengar: The art of choosing

Sheena Iyengar: The art of choosing



Translator: Dita Bytyci
Reviewer: Helena Bedalli Sot, do t'ju marr me vete rreth botës në 18 minuta. Baza ime ku operoj është në ShBA, por le të fillojmë në anën tjetër të hartës, në Kioto, Japoni, ku unë po jetoja me një familje japoneze derisa po bëja një pjesë të hulumtumit për disertacionin tim 15 vite më parë. E dija edhe atëhere se do të ndeshesha në ndryshime kulturore dhe keqkuptime, por ato dilnin kur më së paku e prisja. Në ditën time të parë, shkova në një restorant, dhe kërkova për një filxhan qaj të gjelbër me sheqer. Pas një heshtje, kamarieri tha, "Askush nuk vë sheqer në qaj të gjelbër." "E di," thashë unë. "Jam e njohur me këtë traditë. Por me të vërtetë e dua qajin tim të ëmbël." Ai ma ktheu duke më dhënë një version më të sjellshëm të të njejtit sqarim. "Askush nuk vë sheqer në qaj të gjelbër." "E kuptoj", i thashë, "që japonezët nuk vënë sheqer në qajin e tyre të gjelbër, por unë do doja sheqer në qajin tim të gjelbër." (Të qeshura) I befasuar nga këmbëngulja ime, kamarieri e solli çështjen tek menaxheri. Shumë shpejt, pasoi një diskutim i gjatë, dhe përfundimisht menaxheri erdhi tek unë dhe më tha, "Më vjen shumë keq. Nuk kemi sheqer." (Të qeshura) Pasi nuk mund ta kisha qajin ashtu siç e doja, kërkova një gotë kafe, të cilën kamarieri e solli shumë shpejt. Në pjatën e filxhanit ishin dy pako sheqer. Dështimi im t'i siguroja vetes një filxhan qaji të gjelbër të ëmbël nuk ishte thjeshtë keqkuptim. Kjo ndodhi për shkak të ndryshimeve fundamentale në idetë tona për zgjedhjen. Nga perspektiva ime amerikane, kur klienti që paguan bën një kërkesë të arsyeshme duke u bazuar në preferencat e saj, ajo ka çdo të drejtë ta marri atë që kërkon. Mënyra amerikane, ashtu siç e thotë Burger King, është "merre ashtu siç e do" sepse, siç thotë Starbucks, "lumturia është në zgjedhjet tuaja." (Të qeshura) Por nga perspektiva japoneze, është detyra e tyre të mbrojnë ata që nuk dinë më mirë — (Të qeshura) në këtë rast, të huajin injorant — që të bëjnë zgjedhje të gabuara. E vërteta është: mënyra si e doja qajin tim ishte e pavend sipas standardeve kulturore, dhe ata po bënin më të mirën të mos më merrej fytyra. Amerikanët besojnë se kanë arritur një lloj kulminacioni në mënyrën si e praktikojnë zgjedhjen. Ata mendojnë se zgjedhja, siç shihet nga sytë e amerikanëve më së miri përmbush një dëshirë të natyrshme dhe të pafund për zgjedhje tek të gjithë njerëzit. Fatkeqësisht, këto besime janë të bazuara në supozime që nuk janë gjithmonë të vërteta në shumë vende, në shumë kultura. Ndonjëhere ato nuk janë të vërteta as brenda kufijve amerikanë. Do doja të diskutoja disa nga këto supozime dhe problemet që lidhen me ato. Derisa e bëj këtë, shpresoj qe do filloni të mendoni për disa nga vetë supozimet tuaja dhe si ato janë formuar nga përvoja juaj. Supozimi i parë: nëse zgjedhja të ndikon ty, atëherë duhet të jesh ti që e bën atë zgjedhje. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar se preferencat dhe interesat e tua merren parasysh plotësisht. Është esenciale për sukses. Në Amerikë, pozita primare e zgjedhjes qëndron tek individi. Njerëzit duhet të zgjedhin për vetveten, ndonjëherë në mënyre kokëforte, pa marrë parasysh se çfarë njerëzit tjerë duan apo rekomandojnë. Kjo quhet "të jesh i sinqertë me veten." Por a përfitojnë të gjithë duke pasur një qasje të tillë ndaj zgjedhjes? Mark Lepper dhe unë kemi bërë disa studime duke kërkuar t'i përgjigjemi pikërisht kësaj pyetjeje. Në një studim, që e bëmë në Japantown, San Francisco, sollëm fëmijë 7-9 vjeçare anglo-amerikanë dhe aziatiko-amerikanë në laborator, dhe i ndamë në tre grupe. Grupi i parë erdhi, dhe ata u përshëndetën nga zonjusha Smith, e cila u tregoi gjashtë grumbuj të mëdhenj anagramësh. Fëmijët vetë zgjodhën cilin anagram donin ta bënin dhe me çfarë do të shënonin përgjigjet e tyre. Kur erdhi grupi i dytë i fëmijëve, ata u sollën në dhomën e njejtë, iu treguan të njejtët anagramë, por kësaj here zonjusha Smith u tregoi cilët anagramë të bënin dhe me çfarë të shënonin përgjigjet e tyre. Tani, kur erdhi grupi i tretë, atyre ia tha se anagramët dhe shënuesit e tyre ishin zgjedhur nga nënat e tyre. (Të qeshura) Në realitet, fëmijëve të cilëve u tha çfarë të bënin, ose nga zonjusha Smith ose nga nënat e tyre, në fakt iu dha i njejti aktivitet, të cilin fëmijët e grupit të parë e kishin zgjedhur vetë. Me këtë procedurë, ne ishim në gjendje të siguronim se fëmijët e të tre grupeve të gjithë bënë të njëjtin aktivitet, duke e bërë më të lehtë për ne të krahasonim performancën. Ndryshime kaq të vogla në mënyrën si e administruam aktivitetin rezultuan në ndryshime befasuese në mënyrën se si ata performuan. Anglo-amerikanët, bënë dy herë e gjysmë më shumë anagramë kur i zgjodhën vetë, krahasuar me kur ato ishin zgjedhur nga zonjusha Smith apo nënat e tyre. Nuk kishte rëndësi kush e bëri zgjedhjen, nëse detyra e tyre ishte përcaktuar nga tjetri, performanca e tyre binte. Në fakt, disa prej fëmijëve u ndjenë të turpshëm kur u tha se ishin këshilluar nënat e tyre. (Të qeshura) Një vajzë me emrin Mary tha, "E keni pyetur nënën time?" (Të qeshura) Për dallim, fëmijët aziatiko-amerikanë performuan më së miri kur besuan se nënat e tyre kishin bërë zgjedhjen, së dyti më së miri kur zgjodhën vetë, dhe më së paku mirë kur zgjedha ishte bërë nga zonjusha Smith. Një vajzë me emrin Natsumi iu afrua zonjushës Smith derisa po dilte nga dhoma tërhoqi fundin e saj dhe e pyeti, "A mund t'i tregosh nënës sime se bëra ashtu siç tha ajo?" Fëmijët e gjeneratës së parë ishin shumë të ndikuar nga qasja ndaj zgjedhjes e prindërve të tyre imigrantë. Për ata, zgjedhja nuk ishte vetëm mënyrë e definimit dhe paraqitjes së individualitetit të tyre, por mënyrë e krijmit të komunitetit dhe harmonisë duke ua lënë zgjedhjet atyre njerëzve që u besonin dhe i respektonin më së shumti. Nëse ata kishin një koncept për të qenit i sinqertë me veten, atëherë vetvetja e tyre, me shumë gjasa, përbëhej nga, jo një individ, por një kolektiv. Suksesi kishte të bënte aq shumë të bënin të lumtur figurat e tyre kryesore sesa të kënaqnin preferencat e tyre. Ose, mund të thuash se preferencat e individit ishin formuar nga preferencat e disa njerëzve specifikë. Atëherë sugjerimi se në performojmë më së miri kur individi zgjedh vetë është i vërtetë vetëm kur vetvetja është e ndarë nga të tjerët. Kur, për dallim, dy ose më shumë individë shohin zgjedhjet e tyre dhe rezultatet e tyre të lidhura ngushtë, atëherë ata mund të rrisin suksesin e njëri tjetrit duke e kthyer zgjedhjen në një akt kolektiv. Insistimi që ata të zgjedhin vetë ndoshta edhe mund të kompromentojë të dyja, performancën dhe marrëdhëniet e tyre. Sidoqoftë, kjo është saktësisht ajo çfarë standardi amerikan kërkon. Lejon shumë pak hapësirë për ndër-varësi ose pranimin e gabueshmërisë individuale. Kërkon që secili të trajtojë zgjedhjen si një akt personal dhe vetë-percaktues. Njerëzit që janë rritur me një standard të tillë ndoshta mendojnë se është motivues por është gabim të supozohet se secili lulëzon nën presonin e vetë zgjedhjes. Supozimi i dytë që informon për pikëpamjen amerikane ndaj zgjedhjes është kjo. Sa më shumë zgjedhje që ke, aq më shumë gjasa ke të bësh zgjedhjen më të mirë. Na trego çfarë ke, Walmart, me 100 mijë produkte të ndryshme, Amazon, me 27 milionë libra dhe Match.com me — çfarë? — 15 milion takime të mundshme dashurie. Me siguri se do ta gjeni të duhurin. Ta testojmë këtë supozim duke shkuar në Evropën Lindore. Këtu, intervistova njerëz të cilët ishin banorë të ish-vendeve komuniste, ku të gjithë ishin përballur me sfidën e tranzicionit në një shoqëri më demokratike dhe kapitaliste. Një nga zbulimet më interesante erdhi jo nga përgjigjet në ndonjë pyetje, por nga një sjellje e thjeshtë e mikpritjes. Kur pjesëmarrësit erdhën për intervistë, u ofrova pije: Kola, Kola dietale, Sprite — shtatë, saktësisht. Gjatë sesionit të parë, që u mbajt në Rusi, një nga pjesëmarrësit bëri një koment shumë të papritur për mua. "Oh, nuk ka rëndësi. Të gjitha janë pije të gazuara. Është vetëm një zgjedhje." (Duke pëshpëritur) Aq shumë u habita nga ky koment dhe nga ky moment, fillova t'u ofroja të gjithë pjesëmarrësve ato 7 lloje të pijeve, dhe i pyesja, "Sa zgjedhje janë këtu?" Përsëri, ata i panë ato shtatë lloje të ndryshme të pijeve të gazuara, jo si shtate zgjedhje, por si një zgjedhje: pije e gazuar ose jo e gazuar. Kur solla lëng dhe ujë përveç atyre shtatë pijeve të gazuara, tani ata i panë si vetëm tre zgjedhje — lëng, ujë dhe pije të gazuara. Krahasoni këtë me përkushtimin e shumë amerikanëve, jo vetëm ndaj një shije të veçantë të pijeve të gazuara, por edhe ndaj një marke të veçantë. E dini, hulumtimet tregojnë vazhdimisht se ne nuk mund të bëjmë dallimin midis Kolës dhe Pepsit. Natyrisht, ju dhe unë e dimë se Kola është zgjedhja më e mirë. (Të qeshura) Për amerikanët modernë që janë të ekspozuar ndaj shumë opcioneve dhe shumë reklamave më shumë se kushdo tjetër në botë, zgjedhja paraqet kush ata janë aq sa paraqet edhe vetë produktin. Kombinoni këtë me supozimin se më shumë zgjedhje është gjithmonë më mirë, dhe kemi një grup njerëzisht për të cilët çdo ndryshim i vogël ka rëndësi dhe çdo zgjedhje ka rëndësi. Por për Evropianët Lindorë, disponueshmëria e papritur e gjithë atyre produkteve në treg ishte dërrmuese. Ata u përmbyten me zgjedhje para se të mund të protestonin se nuk dinin të notonin. Kur u pyet, "Çfarë fjalë dhe imazhe shoqërizoni me zgjedhje?" Grzegorz nga Varshava tha, "Ah, për mua është frikë. Ka disa dilema. Unë nuk jam mësuar me zgjedhje. Bohdan nga Kiev tha, në përgjigje se si ndihej ndaj tregut të ri të konsumatorit, "Është shumë. Ne nuk na nevojitet çdo gjë që ka aty." Një sociolog nga Agjencioni për Hulumtime në Varshavë sqaroi, "Gjeneratat më të vjetra kanë kërcyer nga asgjë në zgjedhje gjithandej. Atyre asnjëherë nuk u dha mundësia të mësonin si të reagonin." Dhe Tomasz, një i ri polak tha, "Nuk më nevojiten 20 lloje çamçakëzash. Nuk dua të them se nuk dua të kem zgjedhje, por shumë nga këto zgjedhje janë mjaft artificiale." Në realitet, shumë zgjedhje ka mes gjërave që nuk janë shumë të ndryshme. Vlera e zgjedhjes varet nga aftësia jonë të perceptojmë dallimet midis opcioneve. Amerikanët trajnojnë gjatë gjithë jetës së tyre të luajnë "dallo ndryshimin" Ata e praktikojnë këtë nga një moshë aq e hershme saqë tani besojnë se të gjithë lindin me këtë aftësi. Në fakt, edhe pse të gjithë njerëzit ndajnë nevojën bazike dhe dëshirën për zgjedhje, jo të gjithë ne shohim zgjedhje në vendet e njejta ose në shkallë të njejtë. Kur dikush nuk e sheh se si një zgjedhje është ndryshe nga tjetra, ose kur ka shumë zgjedhje për të krahasuar, procesi i zgjedhjes mund të jetë hutues dhe frustrues. Në vend të bërjes së zgjedhjes më të mirë, ne ndjehemi të ngulfatur nga zgjedhja, ndonjëherë edhe të frikësuar. Zgjedhja më nuk ofron mundësi, por imponon detyrime. Nuk paraqet ndjenjë çlirimi, por ndjenjë se të zihet fryma nga imtësira të pakuptimta. Me fjalë të tjera, zgjedhja mund të zhvillohet në krejtësisht të kundërtën e çdo gjëje që paraqet në Amerikë kur ju jepet atyre që nuk janë shumë të gatshëm për të. Por nuk janë vetëm njerzit e tjerë në vendet tjera që po ndjejnë presionin e zgjedhjeve që gjithnjë po rriten. Vetë amerikanët po zbulojnë se zgjedhja e pafund është më tërheqëse në teori sesa praktikë. Ne të gjithë kemi limite fizike, mentale dhe emocionale (të qeshura) që e bën të pamundur për ne të procesojmë secilën zgjedhje që na ofrohet, edhe në një dyqan ushqimesh, lëre më gjatë gjithë jetës sonë. Një numër studimesh që kam bërë kanë treguar se kur ju jep njerëzve 10 apo më shumë opcione kur ata janë duke bërë një zgjedhje, ata marrin vendime më të gabuara, qoftë rreth shëndetit, investimeve, fusha tjera kritike. Megjithatë, shumë prej nesh besojnë se ne vetë duhet të bëjmë zgjedhjet tona dhe të kërkojmë edhe më shumë prej tyre. Kjo më sjell tek supozimi i tretë dhe ndosha më problematiku: "Asnjëhere mos i thuaj jo zgjedhjes." Për ta studjuar këtë, le të kthehemi në SHBA dhe pastaj të kalojmë në Francë. Në rrethinat e Çikagos, një çift i ri, Susan dhe Daniel Mitchell, po prisnin fëmijën e tyre të parë. Ata edhe kishin zgjedhur emrin për të, Barbara, nga gjyshja e saj. Një natë, kur Susana ishte 7 muajshe shtatëzënë, filloi të ndjente shtrëngime dhe me nxitim u dërgua në dhomën e emergjencës. Foshnja u lind me prerje cezariane, por Barbara pati anoksia cerebrale, mungesë oksigjeni në tru. E paaftë të merrte vetë frymë, ajo u vë në ventilator. Dy ditë më vonë, mjekët i dhanë familjes Mitchells një zgjedhje: Ata ose do mund ta largonin Barbarën nga tubat në ç'rast ajo do të vdiste brenda disa orëve, ose ata do mund ta mbanin ashtu në ç'rast ajo prapë mund të vdesi brenda disa ditëve. Po të mbijetonte, ajo do të mbetej në gjendje permanente vegjetative, kurrë s'do mund të ecte, të fliste as të bashkëvepronte me të tjerët. Çfarë bëjnë ata? Çfarë bën çdo prind? Në një studim që bëra me Simona Botti dhe Kristina Orfali, prindë amerikanë dhe francezë janë intervistuar. Ata të gjithë kishin kaluar të njejtën tragjedi. Në secilin rast, prindërit kishin vendosur të hiqnin tubat dhe foshnjet kishin vdekur. Por kishte një dallim shumë të madh. Në Francë, mjekët vendosnin a do të hiqnin dhe kur do të hiqnin tubat, kurse në SHBA, vendimi final mbetej me prindërit. Ne pyetëm veten: a afekton kjo mënyrën se si prindërit përballen më humbjen e të dashurit të tyre? Ne mësuam se e afektonte. Edhe pas një viti, prindërit amerikanë kishin më shumë gjasa të shprehnin emocione negative sesa prindërit francezë. Prindërit francezë kishin më shumë gjasa të thonin gjëra të tilla si, "Noah ishte këtu për as kohë të shkurtër, por ai na mësoi aq shumë. Ai na dha një perspektivë të re mbi jetën." Prindërit amerikanë kishin më shumë gjasa të thonin gjëra si, "Çfarë nëse? Çfarë nëse?" Një prind tjetër u ankua, "Ndjehem sikur ata me qëllim më torturuan. Si më shtyne që ta bëja atë?" Dhe një prind tjetër tha, "Ndjehem sikur kam marrë pjesë në një ekzekutim." Por kur prindërit amerikanë u pyetën nëse do preferonin që mjekët të merrnin atë vendim, ata të gjithë thanë, "Jo." Ata nuk e imagjonin dot t'ia jepnin atë zgjedhje një tjetri, edhe pse ta bënin bënin vetë atë zgjedhje i bëri ata të ndjeheshin në kurth, fajtorë, të hidhëruar. Në një numër rastesh ata kishin rënë në depresion klinik. Këta prindër nuk mund ta imagjinon ta dorëzonin zgjedhjen, sepse po ta bënin një gjë të tillë do ishte kundër çdo gjëje që ata kishin mësuar dhe çdo gjë që kishin besuar rreth fuqisë dhe qëllimit të zgjedhjes. Në esenë e saj, "Albumi i bardhë" Joan Didion shkruan, "Ne i tregojmë vetes storje për të jetuar. Ne interpretojmë çfarë shohim, selektojmë më të realizueshmen nga zgjedhjet e shumta. Ne jetojmë plotësisht nga imponimi i një linje tregimi mbi imazhe të ndryshme, nga ideja me të cilën ne kemi mësuar të ngrijmë fantasmagorinë lëvizëse që është përvoja jonë aktuale." Storja që amerikanët e tregojnë, storja ku mbështetet ëndërra amerikane, është storja e zgjedhjes së pafund. Kjo premton aq shumë: liri, lumturi, sukses. Ta dorëzon botën para këmbëve tua dhe thotë, "Mund të kesh çfarëdo, çdo gjë." "Është storje e mrekullueshme, dhe është e kuptueshme pse ata do hezitonin ta rishikonin atë. Por kur e shikoni nga afër, fillon të shohësh vrimat, dhe fillon të kuptosh se storja mund të tregohet në shumë mënyra tjera. Amerikanët shumë shpesh kanë provuar të përhapin idetë e tyre për zgjedhjen duke besuar se ato do të ishin, ose do duhej të ishin, të mirëseardhura me zemra dhe mendje të hapura. Por librat e historisë dhe lajmet e përditshme na tregojnë se jo gjithmonë funksionon ashtu. Fantazmagoria, përvoja akutale që ne mundohemi ta kuptojmë dhe ta organizojmë përmes tregimit, ndryshon nga vendi në vend. Asnjë tregim nuk mund t'u shërbejë nevojave të secilit kudo. Gjithashtu, vetë Amerikanët do mund të përfitonin duke inkorporuar perspektiva të reja në tregimin e tyre, që ka drejtuar zgjedhjet e tyre për një kohë aq të gjatë. Robert Frost kishte thënë, "Është poezia ajo që humbet në përkthim." Kjo sugjeron se çfarëdo që është e bukur dhe lëviz, çfarëdo që na jep ne një mënyrë të re për të parë, nuk mund t'u komunikohet atyre që flasin një gjuhë tjetër. Por Joseph Brodsky ka thënë se, "Është poezia ajo që fitohet nga një përkthim," duke sugjeruar se përkthimi mund të jetë një akt kreativ, dhe transformativ. Kur kemi të bëjmë me zgjedhje, ne kemi më shumë për të fituar sesa për të humbur duke u përfshirë në shumë përkthime të tregimeve. Në vend të zëvendësojmë një storje me një tjetër, ne mund të mësojmë dhe t'i gëzohemi versioneve të shumta që ekzistojnë dhe shumë prej tyre që akoma kanë për t'u shkruar. Nuk ka rëndësi nga vjen apo cila është storja jote, ne të gjithë kemi përgjegjësi ta hapim veten ndaj një fushe të gjerë të asaj se çfarë mund të bëjë zgjedhja, dhe se çfarë mund të paraqesë. Dhe kjo nuk çon në një relativizëm moral paralizues. Më sakt, na mëson ne kur dhe si të veprojmë. Na afron aq shumë me njëri tjetrin sa të mund të realizojmë plotësisht potencialin e zgjedhjes të inspirojmë shpresë dhe të fitojmë lirinë që zgjedhja premton por jo gjithmonë e ofron. Nëse mësojmë të flasim me njëri tjetrin. edhe përmes përkthimit, atëherë ne do mund të fillojmë ta shohim zgjedhjen në gjithë çuditshmërinë e saj, kompleksitetin dhe bukurinë e jashtëzakonshme. Faleminderit. (Duartrokitje) Bruno Giussani: Faleminderit. Sheena, ka një detaj sa i përket biografisë tënde të cilin nuk e kemi shkruar në librin e programit. Por deri tani është e qartë për të gjithë në këtë dhomë. Ti je e verbër. Dhe mendoj se një nga pyetjet në mendjen e secilit është: Si ndikon ajo në studimin tënd të zgjedhjes sepse ajo është një aktivitet që për shumicën e njerëzve asociohet me informata visuale si estetika dhe ngjyra e kështu me rradhë? Sheena Iyengar: Është çuditshme që pyet për këtë sepse një nga gjërat interesante e të qenit i verbër është se në fakt ti ke një avantazh kur shikon mënyrën se si njerëzit që shohin bëjnë zgjedhje. Dhe siç e përmende më herët, ka shumë zgjedhje që janë shumë vizuale këto ditë. Po, mund ta imagjinoni se unë mjat frustrohem nga zgjedhjet si përshembul çfarë manikyri të përdor sepse më duhet të mbështetem tek çfarë më sugjerojnë të tjerët. Dhe unë nuk mund të vendos. Kështu një herë isha në një sallon bukurie, dhe po mundohesha të vendosja mes dy nuancave shumë të lehta të ngjyrës rozë. Dhe njëra quhet "Pantofla baleti." Tjetra quhej "E adhurueshme." (Të qeshura) Kështu pyeta dy zonja, dhe njëra më tha, "Duhet patjetër të përdorësh nuancën "Pantofla e Baletit." "Më thuaj si duket?" "Është një nuancë shumë elegante e rozës." "Shumë mirë." Zonja tjetër më tha të përdorja nuancën "E Adhurueshme". "Si duket" "Është një nuancë magjepsëse e rozës." Dhe kështu i pyeta, "Por si mund t'i dalloj? Çfarë është ndryshe rreth tyre?" Dhe ato thanë, "Ja, njëra është elegante, tjetra është magjepsëse." Mirë, e kuptuam këtë. Dhe e vetmja gjë për të cilën pajtoheshin: po të mund të shihja do të mund t'i dalloja nga njëra tjetra. (Të qeshura) Dhe po pyesja veten nëse ato ishin ndikuar nga emri apo përmbajtja e ngjyrës, kështu vendosa të bëja një eksperiment të vogël. I solla këto dy shishe të vogla manikyri në laborator, dhe ua hoqa etiketat. Solla gra në laborator, dhe i pyeta, "Cilën do ta zgjedhje?" 50 përqind e grave më akuzuan se po i mashtroja duke vendosur manikyrin e ngjyrës së njejtë në të dy shishet. (Të qeshura) (Duartrokitje) Në këtë pikë fillon e mendon se kush me të vërtetë po mashtrohet. Tani, nga gratë që mund ta bënin dallimin, kur etiketat ishin të hequra, ato zgjodhën nuancën "E adhurueshme," dhe kur etiketat nuk ishin të hequra, ato zgjodhën nuancën "Pantoflat e baletit" Dhe për aq sa mund të them, një trëndafil më çfarëdo emri me siguri duket ndryshe e ndoshta edhe mban erë ndryshe. BG: Faleminderit. Sheena Iyengar. Faleminderit Sheena. (Duartrokitje)

42 thoughts on “Sheena Iyengar: The art of choosing”

  1. It is quite natural that Japanese children ar glad to be praised by their mothers cuz their parets are their everything in their childhood. Which means that they cannot act what they have to do by themselves. That’s too bad but that is the truth in Japan.

  2. That was very interesting and worthwhile. However, I feels the title was misleading; it implies the talk would give insight into how to make choices, which is why I watched it, but this info was absent. Maybe her other TED will tell me…

  3. Click here https://bit.ly/2vtwskR to Enquire about The best & most profitable business opportunity.

  4. I think she is right. We should all just live under one dictator that makes all our decision for us right?

  5. Choices are an illusion,I was born a male,didn’t choose,born a Christian,didn’t choose,forced to eat food I didn’t like,didn’t choose,forced to obey by laws of society that I wasn’t responsible for creating,didn’t choose……………

  6. We Japanese have a custom to drink cold green tea with sugar in summer. Some restaurants have it. But not many, I think.
    And most restaurants in Japan serve green tea to all customers for free. So you have to order something else other than tea!

  7. I really think NOW is the crucial time people attend and this learn the skills.
    We now can't differentiate fake/true news, we rely too much on how we feels & make too much assumptions

  8. I watched this video three times. Yes, three times! Professor Lyengar is so attractive, so eloquent, and so full of knowledge and wisdom. What a combination! The fact that she is blind only makes me respect her more.

  9. 10:10 "Of course, you and I know coke is the better choice."
    Triggered pepsi-lovers incoming.

    (I'm not saying I agree with her though)

  10. It makes me quite annoyed when people only represent one side of an argument/ speech so I shall provide the other side. It's a very common practice among many but it's also wrong. It's the technique of absurdism/absurdity: building up an argument against something in such a way as to make it seem idiotic. She words things in such a way as to imply that most choices are bad.

    For the people just entering into the vast culture of having choices, it is indeed overwhelming but that's why one shouldn't tackle everything at once. Not having choice makes certain things less stressful but it also removes all nuances. You might ask "soda or not soda?" She implies that all sodas are equal. I very much like root beer, but not really Coke. If my only choice of soda was Coke, I might not drink soda at all!

    It doesn't matter how arbitrary a choice may be because it helps to build one's own identity. What happens when someone else makes choices for you and they don't have the time or care to choose for your best interest? When you have vast choice, you also open up finer tastes (preferences) to people. Try telling a master chef that he can either use cheddar cheese or no cheese; or even just cheddar and mozzarella. No, most people might not be able to tell a difference between two kinds of bread but you can't neglect the people who can and actually care.

    Not having choice is simpler, yes but in becoming less complex, you also lose many of the finer things. Nobody experiences their feelings as how the culture might feel. When you're depressed, you have an individual distress. That being said, Japan and Ukraine have a much lower reported rate of depression than the U.S. France, since she used that example, is almost as bad off as the U.S.

  11. please open your eyes… this is not a racist joke.. she is literally speaking with her eyes closed.. like .. here http://cdn03.cdn.justjared.com/wp-content/uploads/headlines/2014/08/steven-yeun-better-roles-for-asian-actors.jpg for comparison

  12. At 20:00 she completely contradicts herself. At this point she says that we should learn to embrace the vast array of choice preferences, not just assuming that everyone likes many different choices, but this is at odds with her main message that we should accept that some people and cultures don't like having too many choices to choose between. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *